Kurora nga Zirkoni
Kurora nga zirkoni po bëhet gjithnjë me e popullarizuar si një opsion i rëndësishëm për estetikën dhe qëndrueshmërinë. Zirkoni është një material qeramik i bardhë që imiton nga afër pamjen natyrale të dhëmbëve. Këto kurora përdoren për të rivendosur dhëmbët e dëmtuar nga prishja, frakturat, diskolorimet ose shqetësime të tjera estetike
faqs
Gjithçka që duhet të dini për kujdesin dentar
Jo. Procedura e vendosejs së implanteve dentare është një procedurë shumë mirë e planifikuar me shumë pak të papritura. Mund të themi lirisht se vendosja e implantit dentarë në kavitetin oral është një procedurë shumë e sigurt dhe pa dhimbje në shumciën e rastve përveq simptomave të zakonshme.
Gjendja e shtatzanisë nuk na mohon të drejtën që t'i aplikojmë anestezion Nënave gjatë shtatëzanisë, aq më pak më keq është nëse insistojmë të punojmë pa anestezion se me anestezion. Mjeku përcjellës I juaji e din se cilën substancë nuk guxon ta përmbajë anestetiku(vazokonstriktorin felipresinë) të Nënat shtatzënë dhe nuk do të ketë efekt të keq asnjëher.
Jo të gjitha dhimbjet e dhëmbit janë indikacion për ekstraksion të dhëmbit. Në kohën e sotme shumica e patologjive të dhëmbit mjekohen dhe nuk ka nevojë për ekstraksion të dhëmbëve.
Sipas statistikave të Organizatave Amerikane të cilat mirren ekskluzivisht me problematikat e dështimeve të implanteve dentare thuhet se duhanpirja ndikon negativisht në implantet dentare e më gjerë. Nuk janë të kontraindikuar apsolutisht si pacienta kandidat për implante por duhet të kenë kujdes në reduktimin e duhanpirjes dhe higjienën orale ta mbjanë shumë më mirë se pacientat pa duhanpirje.